Uji ndihmon në humbjen e peshës së tepërt trupore. Konsumimi i ujit është efektiv, pasi ndihmon në reduktimin e urisë gjithashtu uji ka zero kalori.

Disa detaje se si të përmirësojmë shëndetin duke pirë ujë:

Shëron dhimbjen e kokës: Konsumimi i ujit rit nivelin e hidratimit në trup. Duke qenë se dehidratimi është një nga arsyet kryesore pse ne shpeshherë kemi dhimbje koke, nëse do të rrisim konsumimin e ujit do të kemi një trup të hidratuar dhe për pasojë parandalim të dhimbjes së kokës.

Ndihmon për të patur një lëkurë më të freskët. Një lëkurë e hidratuar shpeshherë na bën të dukemi më mirë. Pirja e ujit ndihmon në elasticitetin e lëkurës, si dhe në aktivizimin e qelizave të vdekura të saj.

Produktivitet i lartë në punë. Konsumimi i lartë i ujit na ndihmon për të qenë më të kthjellët në mendime, si dhe të kemi një përqendrim më të lartë në punë.

Jeni më energjikë. Konsumimi i ujit ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit gjithashtu ju ndihmon të jeni më energjikë.

Ndihmon në tretje dhe kapsllëk. Të pish ujë e ndihmon metabolizmin për të pasur një tretje më të mirë. Fibrat dhe uji shkojnë bashkë kur bëhet fjalë për lëvizjet e përditshme të zorrëve.

Më pak ngërçe. Hidratimi i mirë ndihmon për t’i mbajtur kyçet dhe muskujt të lubrifikuar, kështu që keni më pak mundësi për të pasur ngërçe apo ndrydhje.

Ulje e mundësive për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme. Konsumimi i ujit ndihmon kundër gripit dhe problemeve të tjera si gurët në veshka dhe ataku në zemër. Nëse ujit i shtojmë limon ndihmon kundër sëmundjeve respiratore, sëmundjeve të brendshme, reumatizmës etj. Të konsumosh ujë do të thotë të rrisësh sistemin imunitar.

Largon lodhjen. Uji përdoret për të nxjerrë jashtë trupit toksinat dhe mbeturinat. Nëse trupi s’ka ujë, zemra juaj duhet të punojë më shumë për të çuar gjakun e oksigjenuar në të gjitha qelizat. Organet tuaja jetësore do të jeni të lodhura, po kështu edhe ju.

Ndihmon për të pasur humor më të mirë. Nëse trupi funksionon si duhet edhe ne ndjehemi më mirë. Konsumimi i ujit ul gjithashtu rrezikun e shfaqjes së kancerit në gjak.