Këtë vit gjiganti i veturave Mercedes-Benz bën 134 vjet, që nga vetura e parë me benzinë, “Benz Patent Motorwagen”, e cila u krijua në janar 1886, dhe ta mendosh që për kuriozitet Mercedesi më i vjetër në Europë ndodhet në Kosovë.

Kosova ka shumë gjëra të veçanta e ndër të shumtat e saj është edhe një Mercedes i viteve të ’60-ta që nuk është askund tjetër në Europë përveç se në Drenas. Është prodhuar para më shumë se 60 vitesh. Bëhet fjalë për veturën e tipit Mercedes, veturë  e cila është ndër seritë e para të kësaj marke. Kjo veturë është blerë nga një qytetar i Drenasit, i cili pas modifikimit e ka kthyer atë në një automjet luksi.

Mercedes-Benz është një degë ndërkombëtare e prodhuesit Gjerman Daimler AG, dhe marka përdoret për makinat e luksit, autobuza, dhe kamionë. Mercedes-Benz e ka qendrën në Stuttgart, Baden-Württemberg, Gjermani.

Mercedes-Benz është pjesë e prodhuesve luksozë “German Big 3”, bashkë me Audi dhe BMW pavarësisht se “BMW” ka berë hapa me të mëdha, keto janë tre shitësit më të mëdhenj të makinave luksoze në botë. “BMW mban vendin e parë, më pas vjen Mercedesi dhe Audi.

Mercedes-Benz ka shpikur shumë inovacione teknike dhe sigurie të cilat më vonë u bënë të zakonshme në markat e tjera. Është një nga markat më të mirënjohura të makinave në botë, dhe është marka më e vjetër e makinave në botë.