Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj për gjashtë muaj ka dhënë dorëheqje nga 3 detyra që ushtronte, madje shumë të rëndësishme, dorëheqje këto që shokuan skenën politike në Kosovë, sidomos me largimin nga posti i Kryeministrit, pastaj nga mandati i deputetit dhe së fundi nga kryetari i AAK’së,

Haradinaj dha tri herë dorëheqje nga tri detyra të tij; në korrik të 2019’ës dha dorëheqje nga posti kryeministrit, në tetor nga mandati i deputetit dhe në janar të 2020’së edhe nga kryetari i AAK’së.

1. Hardinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit
Hardinaj me 13 korrik me lotë në sy pas mbldhjes së qeverisë njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit. Arsyeja e dorëheqjes, siç tha atëherë Haradinaj,ishte sepse ai mori ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

“Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, ishte shprehur Haradinaj.

Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim, gjë të cilën edhe e bëri.

“Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme, me multi-etnicitet, me shumëgjuhësi, me territor e kufij. Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo ‘Dodik Republika’ janë të papranueshme”, kishte thënë Ramush Haradinaj,

2. Hardinaj dha dorëheqje edhe nga mandati i deputetit
Ramush Haradinaj, pasi humbi thellë zgjedhjet e 6 tetorit, të paktën një ulëse në Kuvend e fitoi mirëpo, nuk e pa të udhës ta mbajë edhe atë dhe kështu me 15 tetor njoftoi se nuk do të jetë zë i votuesëve të tij në Kuvend, duke thënë se do të punojë për parti dhe ta kthejë atë më të fuqishme se asnjëherë.

“Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës”, kishte thënë Haradinaj.

Duke falënderuar 100 mijë votuesit e AAK’së në zgjedhjet e 6 tetorit, Haradinaj bën thirrje për konstituimin e institucioneve sa më parë. Ndërkohë, Ramush Haradinaj shprehet se për interesin e Kosovës, ai do të jetë krah kundërshtarëve politik.

“Do të vazhdoj të mbetem besnik ndaj vullnetit tuaj politik, besimit që ma keni dhënë dhe përkrahjes së vazhdueshme e të pakursyer për tash e 20 vite, përgjatë të gjitha proceseve që ka kaluar vendi. Fati im personal e
politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës”, kishte thënë Haradinaj,
3. Haradinaj nuk do të jetë as kryetar i AAK’së, të paktën këto kohë.

, ky veprim është marrë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK’së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.

Këtë e ka thënë vet Haradinaj, i cili është ushtrues detyre si kryeministër i vendit gjithashtu, deri në formimin e qeverisë së re.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj u shpreh se kanë vendos kritere të reja të organizimit të AAK’së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë, duke shtuar se në këto zgjedhje do të aplikohet parimi, një delegate një votë, me çka hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK’së.

Kujtojmë, që Ramush Haradinaj, në ditët e tij të qeverisjes ka pasur shumë skandale, të cilat është mundur t’i mbulojë me tema nacionaliste, që përfshijnë edhe deklaratat e tij të famshme rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht kësaj, Haradinaj me mënyrën e tij të qeverisjes i ka shkaktuar qindra miliona euro dëme buxhetit të Kosovës. Madje, menjëherë pas dorëheqjes së Haradinajt, ish-partnerët e tij në qeveri dhe opozita filluan t’ia numërojnë edhe vetë skandalet atij, pastaj edhe premtimet e shumëta që dha e si realizoi.