Shkruan: Fahri XHARRA

Cili është më i vjetër , Shasi i Ulqinit i 365 kishave apo Shasi Matera në Puglia të Italisë? Këtu fshihet diçka e madhe. Këtu historia është shumë e pa besë ndaj nesh .

Shasi në Matera është i vetmi vend në botë ku njerëzit mund të jetojnë dhe jetojnë po aty ku jetonin para ardhësit e tyre të para 9 mijë vjetëve. (Matera est le seul endroit au monde où les gens peuvent se vanter d’être encore dans la même maisons de leurs ancêtres d’il y a 9 000 ans. ) Shtëpitë në Shasi , janë në shpellat e vetë gdhendura nëpër mileniume në shkëmbijt gëlqeror , të cilat banorët lokal i qujanë “ tufo” ,pra tufa vullkanike . Në disa pjesë të Shasit, rrugët janë nënë shtëpitë përmbi. Qyteti i vjetër është ngritur në një breg të lartë ,përskaj një lumi të madh që tani është përroskë. Shasi i takon tipit të vendbanimeve triglodike parahistorike të cilat mendohen të ishin vendbanimet e para njerëzore, pra si ky i vjetër mbi 9000 vjet para Krishtit. Këtu banohej në nja 1500 shpellëza. Interesant me shkrimin e historisë kur shënimet humbin edhe me qëllim , për Shasin e harruar deri para sa vjetësh thuhet se u ndërtua nga romakët në shekullin e tretë para epokës sonë . Asgjë ma shumë. Çdo lexim i këtyre shpjegimeve të nevrikos , mu për atë që qëllimisht fshihet historia.

Në vitin 1993 , qyteti ka hyrë në mbrojtje të UNESCOs , si trashëgimi botërore, kurse në vitin 2019 do të jetë qendra kulturore e botës.

Udhërrëfyesit turistik shkruajnë se Shasi Matera gjer në vitin 1950 ishte turpi i Italisë , qytet i varfërisë dhe malarjes.