Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, nuk është në dijeni nëse i biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, është propozuar si kandidat për deputet në listën e këtij subjekti.

Megjithatë Gjoshi, deklaroi në Info Magazine, që nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Endrit Thaçi do të mirëpritej në PDK, sikurse secili që do të jepte kontribut për të mirën e shoqërisë.

”PDK ndjek një procedurë goxha demokratike të brendshme për përzgjedhjen e kandidaturave. Jemi parti që vazhdimisht jemi reformuar dhe ripërtërirë”.

”Kemi qenë të hapur ndaj shoqërisë civile dhe mediave”.

A është e vërtetë që djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti – do t’i hyjë garës për deputet?

”Nuk kam informacion të tillë. Të paktën nuk e di nëse dikush nga degët tona e kanë propozuar – por nëse po, do të ishte i mirëseardhur jo vetëm ai por secili që do jepte kontribut për shoqërinë”.

”Por nuk besoj! Nuk kemi pasur ndonjë kërkesë të tillë që do të jetë pjesë e listës”.

”Është deputetja e nderuar pjesë e listës, Evgjeni Thaçi – Dragusha, e cila është vajza e vëllaut të ish-presidentit Thaçi. Pra është e përzgjedhur për shkak të vlerave të saj që ka dhe është e propozuar nga dega e Obiliqit aty ku dhe jeton”.

Ai tutje ka sqaruar për procedurat nëpër të cilat kalon struktura e PDK-së deri në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

”Ne kemi një lloj procesi që fillon qysh me shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidaturave”.

”Fillimisht bisedojmë me kryetarë të degëve, mandej e kanë ato një proces të brendshëm të diskutimit dhe vendimmarrjes. Pastaj është një numër njerëzish që kanë preferenca karshi PDK-së. Një pjesë të madhe e kemi parë nëpër media”.