Koloneli dhe ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar konf liktin mes Irani dhe SHBA-së, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, gjatë një su lmi ajror amerikane, me urdhër direkt nga presidenti Donald Trump.

Në një intervistë për “Syri-n”, Demiraj foli edhe për deklaratën e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili në një deklaratë të tij përmendi edhe Shqipërinë, duke e cilësuar si “një shtet të vogël por shumë dja llëzor që bashkëpunon me amerikanët ku ndër Iranit”.

I pyetur nëse duhet të ndihemi të rre zikuar nga ndonjë su lm i mundshëm nga Irani për shkak të strehimit të tre mijë muxhahedinëve në Durrës, koloneli u shpreh i bindur se njësitë Quds apo njësitë klandestine iraniane, nuk do të gu xojnë të realizojnë su lm kun dër Shqipërisë, pasi do të përballeshin me pasoja të paimagjinueshme për ta.

Ai theksoi se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka marrëdhënie të forta me SHBA-në.

Ai tha:

Shqipëria, në kuadrin e NATO-s, në kuadrin e marrëdhënieve të shkë lqyera Shqipëri – Amerikë, ka pranuar një grup muxhahedinësh, në fillimish 250, pastaj 3000. Ne jemi krenarë për këtë bashkëpunim të jashtë zakonshëm me SHBA, por jo vetëm kaq. Në kuadrin e kësaj marrëdhënieje, ne kemi pasur edhe detyrimet përkatëse. Pranimi i këtyre muxhahedinëve nga njëra anë ka qenë në vijën e politikës së jashtme të Shqipërisë e dakortësuar nga të gjitha partitë politike në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë, unë gjykoj se pranimi i këtyre personave ka rritur ndjeshëm edhe respektin e Republikës së Shqipërisë përsa i përket shteteve të kryesuara nga SHBA, shteteve të NATO-s. Sa i përket pjesës së sigurisë, unë gjykoj që duke qenë anëtar të NATO-s dhe duke qenë në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë amerikane, unë nuk besoj se do të guxojnë njësitë Quds apo njësitë klandestine iraniane të realizojnë su lm ku ndër Shqipërisë. Së pari, do të përballen me konseguenca të jashtëzakonshme, përgjigja do të jetë shkat ërruese dhe së dyti unë gjy koj se të gjitha institucionet shqiptare janë të përgatitura, janë vigj ilente dhe janë të gatshme për t’u përballur me këto rreziqe dhe kërc ënime.”