Nëse keni vizituar Beratin, me siguri ju ka bërë përshtypje mali i Shpiragut.

Ai ndodhet përballë qytetit të Beratit dhe ajo që bie në sy janë vijat e tij natyrale, pra përrenjtë.

A e dinit se ato janë 24 në total dhe secila ka emrin e vet. Në një status në rjetin social, Ajet Nallbani shkruan të gjitha emrat e tyre.

Postimi i plotë:

Emrat e vijave të malit të Shpiragut
(nga e majta në të djathtë)

Vijat e malit që populli i quan ridha dhe përenj (po përenj nuk janë, se nuk kanë ujë, as ngrejnë rrëke kur bie shi), kanë pothuajse atë largësi me njëra -tjetrën, janë gjithsej 24 dhe quhen:
1- Përroi Meterizës, pranë gjurmës së Mushkës.
2- Përroi i Gongallit.
3- Përroi i Sheshores.
4- Përroi i Verbër.
5- Përroi i Shpellës. Këtu gjenden guva të mëdha shkëmbinjësh, ku mbajnë bagëtitë barinjtë në kohë lagësire.

6- Përroi i Ristos.
7- Përroi i Arrës.
8- Përroi i Binjakës.
9- Përroi i Stanit. Në krye të këti përroi, mbi majën më të lartë të malit, gjendet Shëndëlliu.
10-Përroi i Metkës.
11-Përroi i Çukales. Majës së malit drejt këtij përroi i thonë Pënjë.
12-Përroi i Lisit.
13-Përroi i Kulprit.
14-Përroi i Ngjelës. Majës së malit drejt këtij përroi i thonë bregu i Spitharës.
15-Përroi i Ramos.
16-Përroi i Arrës ose Shtegu i Ujkut. Këtu gjendet vrima e Dragoit.
17-Përroi i Konos me Çukën e Rrjepur.
18-Përroi i Myftarit. Mbi të është një shteg midis dy brigjesh të majës së malit që i thonë Gryka e Razhdojt.
19-Përroi i Përcëllishtes.
20-Përroi i Dushkut, që ka mbi krye në majë të malit fushën e Bukur.
21-Përroi i Thanës.
22-Përroi i Druvarit me shtegun e Rrahut.
23-Pezuli i Zhgabës.
24-Dushku i Kuq.
Vendeve më poshtë dhe prapa përroit të Dushkut të Kuq nga ana e perëndimit u thonë Rakova.
(mbledhur në vitin 1944 nga Vlash Papa).