Sipas Eduard Schneider
Përktheu: Sefedin Krasniqi
… Sidoqoftë, Epopeja sublime e Homerit qëndron, por ne nuk jemi nga ata që nuk besojnë që ky poet i verbër të ketë ekzistuar dhe sidomos që të ketë qenë poet i vetëm i cili e ka shkruar Iliadën dhe Odisenë.

Ne më shumë besojmë se Homeri ishte një nga ata këngëtarët publik, një nga ata improvizuesit e shkëlqyer aq të dashur nga publiku, dhe para tij, pas çdo strofe të një ankimi apo kënge heroike, populli i entuziazmuar bërtiste, në gjuhën e Pellazgeve : O mir ! ô mer ! pasthirrma admiruese.
Ky supozim nuk është aspak i rrezikshëm, sidomos nëse kemi parasysh se pothuajse të gjithë emrat e përveçëm të heronjve të Iliadës dhe Odisea kanë një kuptim të përsosur etimologjike në gjuhën shqipe. Ne do të përmendim disa.
Achille (Akili) : Nga martesa e Pelé dhe Thétis lindi hyjnori Achille, (te grekët Akhilefs). Ai ishte hyjnor nga ana e nënës dhe nga emri, pasi Akhilefs vjen nga fjala e-Qeilh (që shqiptohet Kily ose sot Qilly- Qielli) Qiellor, hyjnor, dhe nga lé (me le). Mu për këtë Homeri e quan hyjnori Achille.
Ajax, te Homeri quhet gjakatar ; ngase, në shqip e gjaks (e ghiaks) d.m.th. gjakatar dhe në të njëjtën gjuhë na del emri gjakësor, që ka të njëjtin kuptim.
Trojanët, origjina e tyre pellazgjike nuk kontestohet, nuk besonin në predikimet e profetes Cassandre (Kasandrë) e cila e kishte parashikuar shkatërrimin e Trojës. Padyshim, ata mendonin se kjo profete e frymëzuar, ashtu siç e thotë edhe emri i saj, ëndërronte. Në të vërtetë Cassandre d.m.th. nga Qes-anrha, që përkthehet qes ëndrra, sikur që do të thoshim, qes apo hedhi magji.
1* Ulysse (Uliks) , heroi më i shquar pas Achille (Akilit) tërë historinë e ka të gjallë edhe sot në malet shqiptare ; sigurisht, nuk mund të thuhet se Shqiptarët e mësuan këtë histori, nga grekët, pasi nuk e dinin gjuhën greke. Emri Ulysse, përndryshe, vjen nga Ulh mâr ( udhë e mbarë) rrënja organike është udhë, udhëtim. Kështu thuhet shqip : Ulhe mâr, udhëtim, rrugë e drejtë, d.m.th. : udhë e mbarë, aq më tepër kur në Shqipërinë e Poshtme (Jugore) thuhet Udhen e bardh.

Prapashtesa s te Ulysse, në fund të fjalëve shqipe, është një kualifikim personal, ulh d.m.th. udhë dhe atij që merr udhë i thonë udhs ose udhës. Dhe siç duhet se Ulysse (Uliks) është udhëtar i madh i cili kthehet në shtëpi pas njëzet viteve mungese.
Aventurat më rrethanore të heroit, si para Trojës, si dhe gjatë kthimit të tij, tregohen në të gjitha shtëpitë e maleve shqiptare, kur në mbrëmje mblidhen rreth zjarrit të ndezur, apo, kur gruaja, për kujdesin e një trashëgimtari në djep, për ta vënë në gjumë i këndon fëmijës aventurat heroit të së ardhmes.
Ne nuk duam të ndjekim historinë e shumë episodeve të kthimit të Uliksit, por nuk mund të kalojmë pa e përshkruar kthimin e tij në shtëpinë e vet, mbërritjen e tij pranë të vetëve, pasi ky episod ka karakter krejt lokal nga mënyra sesi e gjejmë edhe sot në Shqipëri.
Babai i moshuar Uliksi, Laerte, i lindur i vitytshëm (nga lé dhe urt, virtytshëm) e kishte braktisur shtëpinë, ku qëndronte i biri, i cili ishte i pafuqishëm që t’i përzë princat pretendues që ishin vendor në shtëpinë dhe që Penelope, gruaja e Uliksit, ta zgjedh njërin prej tyre. Kjo e vejë e pangushëllueshëm dhe besnike, ende e plot, pas njëzet vitesh, nga kujtesa e burrit të saj fisnike ishte angazhuar për të zgjedhur në mesin e pretenduesve të saj një burrë të ri, por kjo do të ndodhte vetëm pasi të ketë endur çarçafin e morgut të Laérte.

Penelopa e zhbënte gjatë natës punën që e bënte ditën, por është krejt e natyrshme që mashtrimi t’iu ketë zbuluar pasi Penelopa nuk kërkonte kurrë perin. Dhe emri i gruas së virtytshme a nuk e shpreh këtë largpamësi, pasi Pen-e-lyp d.m.th në shqip pen(in) e lyp.
odisea
Tjetër karakteristikë: Penelopa punonte në çarçafin e morgut të vjehrrit të saj. Ky është një zakon që ende ekziston. Nusja ia sjell burrit, me pajën, një çarçaf special të vergjir, në të cilin do të mbështjellët kufoma e tij, si dhe shokën dhe shami që shërbejnë për t’ia mbështjellë kokën, duart dhe këmbët. Pasi mbërrin në shtëpinë e burrit, gruaja do të punoj, para se gjithash, në këtë veshje të vdekurish, për burrin dhe për të afërmit e tij.
Një natë, Uliksi mbërrin; sikur lypës, por edhe në këtë cilësi, është nën mbrojtën e Zeusit.

Si i tillë është pranuar dhe vendi i tij ishte në anën e djathtë të shtëpisë që ishte edhe prona e zotave. Pasi e restaurohet, e vendosin në një dhomë afër asaj ku flinin Penelopa dhe Telemak. Uliksi nuk e kishte njohur djalin e tij, dhe nuk e dinte që Penelopa e kishte lindur vetëm pak kohë pas largimit të tij.

Ky supozim që e bëjmë, e kundërt me atë që e pranuar sot, ne e bazojmë madje në emrin Telemakut, i cili rezymon bisedën e dy bashkëshortëve pasi të jenë rinjohur: T’Ka lé mék, do ti ketë thënë Penelope, Uliksit, që do të thotë se pas largimit tënd (nga shtëpia) të ka lé një qarës. Uliksi e sheh Telemakun duke shkuar në dhomën e gruas së tij; e mendon djaloshin si dashnor të gruas dhe në një mbushje me xhelozi dhe hidhërim mendon të ngritët natën t’a mbys gruan dhe dashnorin e saj.

Por si gjithmonë duke gjykuar ngadalë dhe i kujdesshëm, flak ndjenjën dhe i premton veti të reagoj në pikë të ditës, në dijen dhe në sytë e të gjithëve, jo si një vrasës por si një hakmarrës i nderit të shtëpisë. Nuk fjeti gjithë natën.
Sikur që e do zakoni, Penelope, të nesërmen, zgjohet e para, ndez zjarrin në shtëpi dhe pret zgjimin e të birit dhe të mysafirit. Papritmas, nga shtrati, Telemaku thërret nënën e tij duke e pyetur, Nan, a është zgjuar mysafiri dhe a e ke përgatitur mëngjesin? Uliksi e dëgjon fjalën, Nan (nënë)!

Ndjenja prej babai, ia dridh gjithçka brenda trupit ; nxiton nga dhoma e tij, i tregon kush është, ngreh harkun të cilin asnjëri nga pretenduesit nuk kishte mundur ta ngreh, e armatos harkun, dhe, me ndihmën e të birit, i masakron ndërhyrësit që ishin vendosur në shtëpinë e tij dhe merr në pronësi mbretërinë e vet.
Të këtilla janë legjendat Shqiptarëve, ose më mirë thënë, një ide e rezymuar që ne u munduam ta sjellim sot. Ndërsa, sa u përket fabulave, ato ekzistojnë me bollëk dhe të gjitha me kuptim dhe me peshë patriarkal që karakterizohej shoqëria e njerëzve të parë…
Shpjegim:
1*) E përktheva këtë pjesë gjithmonë duke menduar se a e dinte Bekim Fehmiu kur e luajti rolin e Uliksit në filmin Odiseja të Dino De Laurentiis, se Uliksi ishte një pellazg gjegjësisht shqiptar. A e dinte se Ulysse në shqip d.m.th Ulh e mâr, (Shqipëri e Veriut) apo sot “udhë e mbar” apo edhe Udhë e bardh (Shqipëri e Jugut)? A e dinte se germa S në shqip d.m.th. si prapashtesë ka kuptim personal dhe Ulysse, më në fund në shqip d.m.th udhs apoudhës, njeri që merre udhë. Pasi nuk e kam hasur deri sot një prononcim të aktorit shqiptar lidhur me këtë çështje, mendoj s’e nuk e dinte dhe edhe ai (Bekimi) mendonte se ky emër ishte emër grek dhe aq më keq emër grek që s’ka asgjë të bëj me grekët e sodit, të cilët e formuan këtë shet të sotit në themelet e Arvanitasve, gjegjësisht Pellazgëve, pasardhësit direkt të të cilëve janë sot shqiptarët, por edhe Maqedonët e vjetër dhe Grekët e vjetër.

Që Bekimi nuk e dinte këtë gjë, besoj fort, sepse kurrë nuk do të thoshte (deklarohej) në një emision në TVSH http://www.youtube.com/watch?v=T8Q7t-xj2IU se nuk ka bërë kurrë asgjë për shqiptarët që sot ta nderojnë aq shumë. Mirë do të ishte që së paku djali i tij Uliks Fehmiu ta dijë këtë ngjarje dhe këto të vërteta.
Po aktorja greke (Irene Papas) http://en.wikipedia.org/wiki/Irene_Papas , që luajti rolin e Penelope a e dinte origjinën e Penelope, siç e dinte origjinën e vet që ishte arvanite dhe është arvanite pasi ajo ende jeton në Australi. Unë mendoj që e ka ditur, pasi ajo siç e dinte dhe e di greqishten e di edhe gjuhen arvanite, dhe sipas dëshmive të poetit AliPodrimja, gjatë pushimeve, në mes të xhirimeve të serive të filmit, ajo me Bekimin flisnin shqip. Përndryshe aktorja Iren Papas, ndryshe njihet edhe me emrin Irini Lelékou, emri Irini edhe sot e gjithë ditën është i përhapur në Shqipërinë Jugut, sikur ai i këngëtares së njohur Irini Qirjako.
Po Dino De Laurentiis çfarë dinte? I dinte ai të gjitha apo ishte rastësi që për një film aq me vlerë ku heronjtë ishin Pellazgë, e jo grekë, zgjodhi pikërisht dy aktorë me prejardhje pellazge, gjegjësisht arvanite-shqiptare, njëri nga Greqia e tjetri nga Kosova.