Teksa ndaj disa nga ish-drejtuesve të UÇK-së ka nisur një proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, kryeministër i Shqipërisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, tha në emisionin “Top Talk” se gjatë atyre viteve në Kosovë, nuk ka pasur luftë civile.

Majko theksoi se nuk mund të quhet luftë civile, ku të gjithë palët kishin si qëllim shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Pandeli Majko: Në Kosovë nuk ka pasur luftë civile, për një arsye shumë të thjeshtë, që kur është bërë takimi i Rambujesë, në tavolinën e bisedimeve me serbët, delegacioni i Kosovës, falë edhe mënyrës kinematike të trajtimit të situatës nga presidenti i nderuar Rugovës, por edhe nga faktorët të tjerë, ato i dhanë të drejtën e drejtimit të delegacionit përfaqësuesit të UÇK-së dhe ai ishte Hashim Thaçi. Pas mbarimit të procesit të negociatës me serbët që sigurisht ishte një dështim, por njëkohësisht ishte një fitore për shqiptarët sepse ato firmosën një marrëveshje që I vendosën përpara ndërkombëtarëve. Hashim Thaçi, me mirëkuptimin e të gjithë delegacionit, u caktua kryeministri I qeverisë koalicionit të përbashkët të të gjithëve. Lufta ka vazhduar duke pasur Hashtim Thaçin kryeministër.

Denis Dyrnjaja: Përjashtohet fakti i luftës civile?

Pandeli Majko: Kanë qenë të gjithë bashkë. Mund të kishin diferenca për mënyrën se si do realizohej qëllimi,. Por qëllimi ka qenë 1, kjo duhet qartësuar. Lufta civile vjen kur dy palë kanë qëllime të ndryshme dhe mendojnë që fundi duhet të jetë i ndryshëm. Të gjitha palët në Kosovë donin që Kosova të çlirohej dhe të shpallej shtet i pavarur.