A po shkojmë drejt një vale të dytë të pandemisë?

Përballë numrave, opinionet nuk janë shumë relevante.

Më poshtë po i nxjerr disa numra nga 4 shtete të Evropës:

1. Spanja dje(23.09) shënoi ditën me më së shumti raste të reja me covid19. 11289 raste të reja është rekord në shtetin iberik. 10854 raste brenda ditës ishte rekordi i 20 marsit. Pas 6 muajve në Spanjë kemi rekord të ri. Pardje(22.09), në Spanjë vdiqën 241 persona, që është më së shumti që nga 6 maji.

2. Franca në javën e fundit theu rekorde në shifra. 13072 raste të reja më 23.09(dje), 13215 raste të reja më 18.09 dhe 13498 raste më 19.09 paraqesin rekorde sa i përket rasteve të reja brenda një dite në shtetin francez. Në Francë më 18.09 kishte 153 vdekje, që njëkohësisht është numri më i madh i vdekjeve brenda një dite që nga 17 maji, kur humbën jetën 482 persona të infektuar me virus.

3. Mbretëria e Bashkuar dje(22.09) shënoi ditën me më së shumti raste të reja(6178), që nga 10 prilli kur brenda ditës u shënuan 7860 raste të reja. Poashtu dje në UK u shënuan 37 vdekje, që është numri më i madh i vdekjeve brenda një dite që nga 14 korriki kur u shënuan 46 raste të vdekjes.

4. Holanda po shënon numër rekord të rasteve të reja në javën e fundit, e poashtu sot u shënuan edhe 16 raste të reja të vdekjes, që ēshtë numri më i madh i vdekjeve brenda një dite që nga 30 maji.

Mbretëria e Bashkuar kishte planifikuar që fansat të rikthehen nëpër stadiume në fillim të tetorit, por me rritjen e rasteve të reja, ky plan u shtye për një kohë të pacaktuar, e që sigurisht në vitin 2020 nuk do t’i shohim ata.
Pothuajse në të gjithë Evropën situata është e njejtë, andaj të gjitha rrethanat po na dërgojnë drejt një vale të dytë, valë e cila dëmin do ta ketë shumë më të madh se vala e para.