Ditë më parë qeveria e Kosovës, mori vendim që të kufizoj lëvizjen e qarkullimit brenda dy orëve, nga ora 10:00 e deri në ora 16:00 e nga ora 20:00 e deri në ora 06:00 ndaloj lëvizjen për të gjithë.

Mirëpo koha e lirë pas këtyre dy orareve, duket se filloj të krijoj turma të shumta të qytetarëve dhe veturave, për të cilat në vazhdimësi.

Duke parë një situatë të tillë edhe Kryetarët e Komunave përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës të bëj ndryshimin e masave rreth ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për IndeksOnline, ka thënë se Qeveria është duke përcjellur nga afër të gjitha zhvillimet, por se ende diskutimet brenda saj nuk janë duke u bërë në nivel të rivlerësimit të këtij vendimi.

Ai ka thënë tutje se qytetarët do të njoftohen me kohë për çfarëdo ndryshimi të vendimeve apo masave.

” Jemi duke u diskutuar, por se nuk është në nivel të rivlerësimit të vendimit. Jemi të vetëdijshëm për radhët e gjata, kolonat me vetura kur lëvizja e lirë është e lejuar, dhe jemi vazhdimisht duke bërë vlerësimet tona, mbi efikasitetin e këtyre masave. Për çdo vendim qytetarët do të njoftohen me kohë”, tha Kryeziu