“Nuk do të ketë drejtësi në Malin e Zi derisa të paktën një gjyqtar dhe një prokuror të përfundojnë në burg”, tha sot zëvendëskryeministri i shtetit fqinj, Dritan Abazoviq.

Ai shtoi se mendon gjithashtu se disa politikanë të caktuar duhet të përfundojnë në burg.

Iniciativa për dëgjimin e kontrollit të Abazoviq u inicua nga deputeti i Lëvizjes për Ndryshime, Vladan Raiçeviq, i cili beson se është e nevojshme të identifikohen qartë problemet dhe t’i përkushtohet luftës kundër kriimit të organizuar, sepse ky është një problem i njohur nga partnerë ndërkombëtarë.

Abazoviq tha se e konsideron shumë të rëndësishme diskutimin e këtyre temave, duke përsëritur se qëndron fort pas fjalëve të tij.