Politikani i ri me prejardhje shqiptare në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, votat e të cilët janë vendimtare për formimin e qeverisë së re në këtë shtet, ka dhënë detaje interesante për situatën pas zgjedhore në Malin e Zi.

Abazoviq, në një intervistë përballë Jeta Xharrës, zbulon detaje mbi portretizimet që iu bën rreth prejardhjes dhe mbiemrit të tij, koalicionit të mundshëm që krijon qeverinë e re dhe raporteve të tij me politikanët nga Kosova dhe Shqipëria.

Dritan Abozoviq, që është bartës i listës së koalicionit “E zeza mbi të bardhën” ka treguar se është kontaktuar nga politikanë kosovarë pas përfundimit të zgjedhjeve në Mal të Zi.

“Pas zgjedhjeve më kanë kontaktuar, nuk kam qejf me tregu emra, sepse nuk dua, ata më kanë kontaktuar në mënyrë miqësore, politike. Më kanë uruar, më kanë dhënë mesazhe përkrahëse në mënyrë të vendimeve që do të merren dhe ajo ka qenë shumë korrekte, nuk e shoh si presion e shoh si një relacion njerëzor dhe kolegjial”, ka deklaruar ai në intervistë