Faton Abdullahu ka thënë se në Presidencë duhet të jetë edhe flamuri i UÇK’së, pasi Presidentja Vjosa Osmani e ka vendosur atë Dardan.

Abdullahu ka thënë bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe Flamuri i UÇK-së.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të tij:

Nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe Flamuri i UÇK-së. Por, aty nuk është dhe as nuk ka qenë. Ky realitet duhet të ndryshoj. Duhet të ndryshoj sidomos tani. Pse ? Ka pasur një qasje të intensifikuar tash sa kohë, gjithsesi tinza, kundër vlerave të luftës e për rrjedhojë edhe qasje anashkaluese ndaj vetë vlerës, UÇK. Kjo qasje nga, dikur anashkaluese, tani pothuajse ka marrë karakter institucional. Kjo duhet të ndalet para se UÇK-ja të bëhet histori me dyshime, deri në histori që i duhen korrigjime.

Presidente bëhu gjithëpërfshirëse dhe unifikuese, vendose Flamurin e UÇK-së në Presidencë.