Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh tek semaforët afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, ndërsa policia njofton se janë nisur për në lokacion menjëherë sapo ishin njoftuar dhe se priten detajet nga vendi i ngjarjes.