Aktori i njohur turk mjaft simpatik që ka fituar zemrën e të gjithëve Burak Yoruk është me origjinë shqiptare dhe këtë e ka pranuar edhe në rrjetet e tij sociale. Para disa kohësh Burak ka marrë pjesë në një dasmë ku nuk ka ngurruar të tregojë se ndihet krenar për origjinën e tij. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet aktori duke kërcyer nën tingujt e muzikës shqiptare. Ndërkohë që ai kërcente me këngën “Shqipëri o nëna ime”, në sy ra flamuri shqiptar që valëvitej mes dasmorëve.

Së fundmi Buraku ka publikuar disa pamje nga xhirimet e serialit më të ri turk “Dashuri, logjike, hakmarrje” në rrjetet sociale dhe ajo që ra më shumë në sy, ishte varësja e tij me shqiponjën dykrenare.

Fakti që ai ka dashur të tregojë origjinën e tij edhe në serial, i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.