(Nëpër rreshtat e librit të fundit të Prof.Fahri Xharrës, “Roma fliste shqip” )

Shkruan: Anna HIDA, Romë


Në fillimin e librit “ Roma fliste shqip”, Fatmir Melingu shkruan? :“ Duke mos harruar dy autorët shqiptarë , Spiro Kondon e Dhimitër Pelikën, të cilët e kanë trajtuar problemin pellazg në hollësi,Fahri Xharra kalon nëpër librat dhe studimet e shumë autorëve , duke e kthyer librin “Roma fliste shqip “ në një bibliotekë magjepëse , ku çdo i interesuar e ka për kollaj të orientohet në labirinthët e historisë së vërtetë apo të deformuar ….. Është interesante se si studiuesi Fahri Xharra argumenton krijimin e qyteteve “ALBA” kryq e tërthor Europës .
Sigurisht në Librin e Professorit Xharra gjejmë të shpjeguar mirë prejardhjen shqiptare për Alba Longën dhe Astin, por për të mbështetur tezën e tij po sjellim disa argumente për dy qytete të vjetër që janë afër Alba Longës rreth 70 km në lindje të saj: Alba Fucens e Massa D’Alba.
Alba Fucens është një sit arkeologjik që gjendet në veri të qytetit të Avezzanos dhe që është krijuar rreth shekullit të katërt para Krishtit, si koloni e të drejtës latine thuhet në Wikipedia , me rreth 34 ha tokë, në një vend shumë të fortifikuar me mure pellazgjike. Në origjinën e emrit (shkruhet po aty)” toponimi “Alba” shumë i shpërndarë në botën latine e që ka prejardhjen nga rrënjët fjalës indeeuropee që do të thotë “altura” (lartësi) , por do thotë edhe “ i bardhë” (këtë shpjegim e gjëjmë edhe në librin e Xharrës që Alba do te thote i bardhë). Sipas l’Olsenio ( Luca Olstenio në gjuhën gjermane Lukas Holste i latinizuar në Lukas Holstenius Hamnurg, 27 shtator 1596 -2 shkurt 1661, ka qënë një humanist e gjeograf historik gjerman i fesë katolike), emri vjen nga gurët e bardhë të shpërndarë nëpër fushat aty afër, dhe shumë studiues e përkrahin këtë tezë , por mbi bazën e burimeve historike emri mund të vijë edhë nga Alba Longa , metropol latin… Alba Fucens quheshin (thërriteshin) Albensi, ndërsa “Albani “ ishin ata të tokës mëmë pra te Alba Longes , të cilët na i sjellin në mënyrë të drejpërdrejtë shumë burime historike.( Appiano di Alessandria . Libro VII , 39, dhe Strabone gjeografia V, 3,7.)
Sic shohim edhe vetë autorët Italianë nuk arrijnë të përcaktojnë qartë origjinën e qytetit o sepse nuk duan o sepse këtu janë bërë një mish- mashë historike duke u përpjekur t’u japin qyteteve antike të tyre gjithmonë një prejardhje greke, kanë anashkaluar origjinën e vërtetë të tyre.
Qyteti arkeologjik i Alba Fucens gjendet në territorin komunal të Massa d’Albe. Massa D’Albe është formuar nga të njëjtët përsona të familje që braktisën qytetin e vjetër të Alba Fucens ( Fucens quhet fusha – dikur Liqeni Fucino,në veri të së cilës shtrihet qytetit antik, prandaj ka marrë edhe emrin Alba Fucens) për shkaqe të rrënimit të tij dhe humbjes së rëndësisë ekonomikë strategjike që kishte ai në Italinë qëndrore ku lidhte dy brigjet ë deteve Adratik dhe Tirrenio
Sigurisht nuk duam të flasim këtu për qytetin antik te Alba Fucens që është shumë i veçantë dhe mendoj që është qyteti më i afërt I Romës antike i zbuluar në vitet 1949 , por duke mos harruar titutullin e shkrimit e për të mos ju larguar temës “Roma Fliste shqip”, janë ca gjëra interesante që përforcojnë mendimin e Xharrës .
Vite përpara, pas hapjes së Demokracisë në Shqipëri në 1993,në Lezhë e më saktë në Blinisht , vendoset një prift italian ndër më të rrespektuarit dhë një kërkues , një promovues e dashamirës i historisë shqiptare Monsignor Antonio Sciarra, i cili u natyralizua shqiptar jo vetem më pashaportë ( ai ka kërkuar të varroset pikërisht në Blinisht pasi e ndjente veten shqiptar) kur e pyetën përse zgjodhe Lezhën për qëndrimin tënd ai u përgjigj: “ Jam nisur nga një vënd që quhet Avezzano por që ka qytetin antik Alba Fucens,që të kujton Shqipërinë, por ajo më kryesorja është se ky qytet shtrihet në rrëzë të malit që quhet Velino , që jo vetëm ka të njëjtin emër me malin e Velës që shtrihet në veri-lindje të Lezhës por ka dhe të njëjtën pamje, prandaj unë kam ardhur nga një Alba shqiptare në Albanin mëmë , të Alba Fucens perfundonte biseden Monsignori”

Monsinjor Antonio Shiarra Famullitar i Blinishtit themelues që nga 1999 Lëevizjes Femijet Ambasadorë të Paqes, sot Shoqata e Ambasadoreve te Paqes, me seli ne Baqel –Lezhe, që gjithë jetën ja kushtoi Zadrimes e Shqiperise.

Me të vërtetë qyteti Alba Fucens e Massa D’Albe shtrihen në rrëzë të malit të Velinos , nuk dua të sjell mendime të gabuara , “se mos të parët e Alba Fucens u nisën nga Lezha” , por eshte nje fakt tjetër e evidentueshem, i gjithë qyteti është i rrethuar më mure ciklopikë ashtu siç është e rrethaur Lezha.
Një tjetër argument janë dhe muret Pellazgjike që i gjejmë si në Lezhë ashtu dhe në Alba Fucens, vetë autori i librit “Roma Fliste shqip”na tregon se ajo që dallon Pellazgët nga popujt e tjere është pikërisht ndërtimi i këtyre mureve, që dhe vete grekët terhiqen e nuk pranojne se ata janë ndërtimtarët e këtyre mureve, pra jemi ne pellazget , iliret, shqiptaret, inxhinierët e këtyre mureve të përjetshëm.

Një fakt që na lidh ne shqiptarëve me historinë vjetër të këtij qyteti (Alba Fucens) është se ky qytet antik deri më 1343 i përkiste familjes së Anzhuinëve të Durrësit .. Si është mundur ?Mos ky qytet njihej prej prejardhje shqiptarë që në kohët e vjetra dhe ishte qeverisur gjithmonë prej shqiptarëvë dhe psë ndodhej larg? D.m.th që Anzhuinët e Durrësit ishin ata që trashëguan vazhdimësinë e zotërimit të qytetit, të vjetër shqiptar Alba Fucens në zemër të Italisë.
Në Kodrën më të lartë të qytetit antik të Alba Fucens ndodhet Kisha e Shën Pjetrit:, Në antikitet quhej Tempulli antik Apollo. Mbi gërmadhat e Tempullit ashtu siç ka ndodhur pothuaj me të gjithë tempujt e vjetër u ngrit kisha e Shën Pjetrit, por karekteristikë e kësaj kishe nuk është vëtëm vjetërsia por dy kollona që akoma gjëndën në Kampanilë thuhet që kanë pamjen ë kollonave etruske. Kush e ndërtoj këtë qytet etruskët?
Janë shumë gjëra që e lidhin këtë qytet o këto dy qytete Alba Fucens e Massa d’Albe me Shqipërinë:
1-Emri ALBA FUCENS dhe MASSA D’ALBE- Alba Longa
2- Tempulli i vjetër Apollo

(Foto e marre nga interneti)

3-Lidhja me Alba Longën panë Romës
4- Ishte pronë e Anzhiunëve Durrsakë
5- Kollonat etruske

6-Mali i Velinos në Alba Fucens e Vela në Lezhë

Velino e Alba Fucens në Itali nga e majta (foto marrë nga Interneti) dhe Vela Lezhë nga e djathta e parë nga dritarja e shtepisë së Monsignor Antonio Sciarres Blinisht (marrë nga fb Blinishti)

7- Muret pellazgjike

Muret pellzgjike Lezhe nga na e majte dhe muret Pellazgjike nga e djathte Alba Fucens Itali.
Besoj se me këto të dhëna mund t’i themi Fahri Xharrës: Prof. Ke të drejtë!

Nusha Zhuba Hida
Doktore në Teori e Kërkim Shoqëror, Itali