Një nga tribunat më të rëndësishme të mendimit kulturor, politik e shoqëror për shqiptarët e fundshekullit të ‘19 e fillimshekullit të ‘20, shënon 120-vjetorin e themelimimit.

Revista “Albania”, nën themelimin e Faik Konicës u bë shpejt një organ i rëndësishëm për shtypin shqiptar, një pasaportë që i prezantonte Europës në gjuhën shqipe e frënge një komb të qytetëruar, një periodik përparimtar për mendimet e frymën që përcillte, që mbetet i tillë edhe nëse e krahason me shtypin e sotëm, 120 vite pas, transmeton Klan Kosova.

“Edhe pse shpeshherë, vetë autori nuk binte dakord me ato që shkruanin, ai ndiqte një rregull tjetër duke respektuar të gjitha opinionet e mundshme e duke bërë të mundur që shpeshherë çështje të mëdha të shqiptarëve që mund të ishin të parakohshme në debate, në mendimin politik e kulturor të shqiptarëve, të gjenin trajtim të drejtpërdrejtë”, thotë Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Shqipëri.