Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur të heqë dorë nga parimi kryesor i tij në fushatë – reciprociteti politik, tregtar e ekonomik me Serbinë.

Kreu i Vetëvendosjes, ka vendosur të heqë nesër në mbledhjen e Qeverisë tarifën 100 përqind ndaj Serbisë dhe nuk do të vendosë recipeocitetin e premtuar, duke iu nënshtruar kështu presionit ndërkombëtar dhe ultimatumit të LDK-së e cila i ka thënë se nëse nuk e heqë taksën pa reciprocitet mund ta rrëzojnë nga pushteti.

Burime të sigurta brenda LDK-së kanë treguar në kushte anonime se sot ministrat e kësaj partie e kishin paralajmëruar bojkotin e mbledhjes së Qeverisë, andaj kryeministri Kurti është detyruar ta shtyej atë.

“Dje jemi marrë vesh që në mbledhjen e radhës të Qeverisë duhet të hiqet taksa dhe mos të vendoset reciprociteti në këtë fazë pasi nuk po e pranojnë miqtë tanë ndërkombëtarë. Kur e kuptuam që kjo pikë nuk ishte në rend dite, e paralajmëruam kryeministrin se nuk shkojmë fare në mbledhje të Qeverisë. Andaj tashmë jemi pajtuar që nesër ora 12:00 Qeveria të merr vendim për heqjen e taksës sipas kërkesave të miqve ndërkombëtar pa reciprocitet”, tha njëri nga ministrat e LDK në Qeverinë Kurti në kushte anonime.

Zyrtarisht dy partitë e koalicionit qeveritar VV e LDK nuk kanë pranuar të deklarohen rreth vendimit që pritet të meret për heqjen e tarifës.

Ndryshe sot gjatë ditës Qeveria edhe zyrtarisht ka nkoftuar për anuliminne e mbledhjes së paraparë për sot të cilën sipas njodtimit e kanë shtyrë për nesër ora 12:00.