Isa Mustafa, kreu i LDK’së sonte në Rubikon ka shpalosur disa propozime e oferta të bërëa gjatë takimeve të tij me kreun e VV’së, Albin Kurtin, transmeton Periskopi.

Mustafa ka thënë se Kurti i kishte thënë se kryeministri, kryeparlamentari e presidenti i takojnë VV’së.

Mustafa thotë se e kishte refuzuar një gjë të tillë.

‘’Ai që e ka kryeministrin, s’duhet ta ketë edhe presidentin. Ata vetë e kanë dhanë propozimin që presidenti të jetë pjesë e pakos. Ndërsa në takim kanë thënë që për kryeparlamentarin e presidentit, jo këto neve na takojnë neve. I tash atëherë s’kemi cka bisedojmë, merrni edhe ministritë krejt’’,ka thënë Mustafa.,

‘’Janë kthyer e kanë thënë nëse bëhet kështu, duhet të na jepni dy ministri, para zgjedhjes së presidentit dhe pas zgjedhjes së presidentit. Ne se kemi pranuar këtë.