Presidenti Thaçi ftoi për takim në Presidencë liderët e partive politike në vend.

Por kryeministri Kurti, ka refuzuar takimin me Presidentin dhe për këtë i ka dhënë dy arsye

Kurti ka thënë se arsyeja e parë e refuzimit të ftesës nga ana e Presidentit, është mosprezenca e tij në seancën e veçantë të Kuvendit, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“E para, sot është dita kur duhet të dëgjohet Vasfija, znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. Është dashur të vijë edhe Presidenti të dëgjojë në Kuvend. Jo të organizojë takime të ndara për të përçarë.”, ka thënë ai.

Tutje, Kurti ka thënë se si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka interes as gatishmëri ta takojë Presidentin Thaçi.

“Së dyti, Presidenti sot e paska lënë t’i takojë krerët e partive. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk kam as interes e as gatishmëri ta takoj Presidentin aktual. Si Kryeministër e kam obligim. Takohemi një ditë tjetër kur të mbarojë me partitë.”, ka thënë ai.

Presidenti i Kosovës i ka nisur takimet me liderë të partive politike këtë mëngjes.
I pari që ka ardhur në zyrën e tij ishte lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, Presidenti i Republikës së Kosovës është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj