Shkruan: Fahri XHARRA

Duke lundruar nëpër historinë e lashtë të Azisë së Vogël , aty ku pellazgët e lashtë u trashëguan nga Hititet e vonë nga Frigjet , Lidiasit u ndala tek koha e Aleksandërit të Madh , i cili nuk kishte me qenë strategu i madh i historisë i cili nuk do të kishte kaluar nëpër këto territore.
Por , për ta pasur Azinë e vogël në atij iu deshtë që ti mund Persët e asaj koha që e kishin okupuar atë vend . Fitorja mbi Perset (334-333 para Kr.) ia hapi rrugën e pushtimeve te tija deri në Penxhab.
Aleksandri kishte lindur në kryeqytetin e Maqedonisë në Korrik 356 para Kr., nga prindërit Filipi i dytë dhe Olimbia. Aleksandri u edukua nga Aristoteli . Pas shuarjes së t` atit me 336 BC ai e mori në duar tërë Mbretërinë e Maqedonisë dhe vazhdoi karriera e tij prej luftaraku dhe pushtuesi në botën e atëhershme.
Ku jem tek Frigjet , në qytetin Gordi ndodhej një qerre e madhe e brenda një nyje e bërë nga Mbreti frigas Midai ( 718-695 ). Sipas traditës së asaj kohe frigase , ai që e donte Azinë e vogël duhej patjetër të zgjidhte nyjën e Godit.
Ishte e pa mundur , ishte tepër e koklavitur. Por Leka me mençurinë e tij e gjeti zgjidhjen : e preu me shpatën e tij , Viti 333 para Kr.
Aleksandri i Madh ndrroi jetë nga ethet , në Qershor të vitit 323 BC.

Kur jemi tek historia ,më duhet te them diçka më shumë se vet tema e trajtuar . Ne shqiptarët duhet të jemi të kujdesshëm ndaj furtunave kundër historisë sonë. Bashkëpunimi i tyre për të zezën tonë !

Referencat:
– http://www.ancient.eu/Sea_Peoples/
– http://www.fahri-xharra.eu/histori/biblioteka-e-gjalle-shqiptare-besir-bajrami/
– https://www.britannica.com/place/ancient-Greece/The-4th-century#ref298258