Bashkimi Demokratik për Integrim këto zgjedhje parlamentare që pritet të mbahen muajve në vijim, do të luftoj për të marr të postin e Kryeministrit, duke synuar që për herë të parë në këtë karrige të ulet një shqiptar.

Para dy ditësh, idenë e tillë e proklamuan thuajse të gjithë esksponentët e BDI-së, por në asnjë moment nuk është folur se kush mund të jetë garuesi për këtë pozitë.

Sot deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Ditë e madhe nesër po na pret” me kreun e partisë, Ali Ahmeti, i cili qëndron në foltoren ku shkruhet “Koha për kryeministrin e parë shqiptar”, që lë hapësirë për dyshim se vetë kreu i partisë, Ahmeti, do të jetë kandidati i BDI-së për kryeministër.

Grubi u pyet nëse Ahmeti do të garojë për kryeministër, megjithatë, ai nuk dha përgjigje të qartë.