Alpet shqiptare tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të cilët impresionohen nga bukuritë e vendit por dhe jeta e thjeshtë e banorëve të zonës.

Dy turiste zvicerane kanë dokumentuar udhëtimin e tyre në Alpet shqiptare, ku jo vetëm kanë shijuar natyrën dhe ushqimin bio të zonës, por “i janë futur punës”.

Duke shijuar e prekur të përditshmen e kësaj zone, ato kanë mësuar të kositin barin, të mjelin dhitë, të gatuajën e madje të festojnë bashkë me shqiptarët, duke vlerësuar thjeshtësinë dhe mikpritjen e tyre.