Shkruan: Shqipe HOXHA

Anatolia është një tokë ku gratë gjithmonë janë respektuar , madje edhe të lavdëruar me fuqi hyjnore. Që nga kohërat antike, gratë kanë qenë një subjekt kryesor i shoqërive anatolise dhe megjithëse civilizime të ndryshme kanë kaluar nëpër Anatoli, kulti i gruas së fuqishme ka mbijetuar deri më sot.
Amazonat ishin gratë luftëtare të para të regjistruara në histori, për të cilat thuhej se ishin gra hitite nga bregdetet e të Turqisë, ishin të barabarta me burrat sipas Homerit dhe ishin rojet e besimeve të shenjta hitite. Ato gjithashtu luftuan gjatë rënies së Trojës kundër Agamemnonit dhe Akilit.
Për shembull, origjina e perëndeshës së parë grua, “Cybele” (Kibal në Phrygian, Kubaba te hitejt mund të gjenden në vendin antik të Catalhoyuk (afër Konjës), vendbanimi më i lashtë njerëzor i zbuluar në toka. Hyjnesha thuhet të jetë paraardhëse e Kubabës Hiteje, dhe një nga burimet kryesore të ndikimit të perëndeshës Anadollake, Ishtar te Hitejte.