Ambasada e Kosovës në Gjermani ka shpërndarë një njoftim me rëndësi për personat që jetojnë atje në lidhje me masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Nga data 2 nëntor në Gjermani do të hyjnë në fuqi këto masa për parandalimin e COVID-19:

Ndalohen takimet e më shumë se dy amvisërive.

Ndalohet mbledhja e maksimalisht 10 Personave në hapësirë publike (shkeljet do të jenë të dënueshme).

Ndalohen bujtjet turistike (udhëtimet jo të domosdoshme private këshillohet të mos realizohen, edhe kur janë në pyetje vizitat familjare).

Ndërsa, nga data 2 Nëntor deri në fund të muajit në Gjermani ndalohen:

Shfaqjet (Teatro, Opera, Salla Koncertesh, Kinema).

Qendrat e kohës së lirë (Panairet, Parqet, Diskotekat, shtëpitë private).

Qendrat sportive (Pishinat, bazenet, saunat, qendrat e Fitnesit).

Restorantet (kafenetë, baret, klubet, restorantet).

Sallonet (sallonet e zbukurimt, masazhës, tattoo-së).