Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabic ka thënë se në takimin e 2 shtatorit ndërmjet Kosovës e Serbisë në SHBA do të flitet për çështje ekonomike.

Sipas saj, bëhet fjalë për tema ekonomike për të cilat janë ndërprerë bisedimet. Ajo e ka përmendur edhe çështjen e vendosjen e linjës ajrore Beograd -Prishtinë, por edhe për transportin hekurudhor, për çka ka thënë se ka pasur biseda paraprake.

“Bëhet fjalë për tema të ekonomisë për të cilat kemi bërë thirrje në vazhdimësi për çka ka insistuar Presidenti i Serbisë jo vetëm në bisedimet me Prishtinën por edhe në kuadër të iniciativës për minishengenin që është në interes të të gjithë rajonit” ka thënë Bërnabic.

Shefja e Qeverisë së Serbisë ka thënë se pret që bashkësia ndërkombëtare t’i dënojë qartë zhvillimet në Deçan por edhe ta parandalojë cenimin e trashëgimisë kulturore serbe,

Bërnabiq ka thënë se pas ‘shkatërrimit djegies të manastireve serbe më 2004 që nuk janë vetëm trashëgimi serbe por nën mbrojtjen e UNESCO’s ende po vazhdon një shkatërrim i tillë”.