Shkruan: Aleksander HASANAS

Thuhet se origjina e fjalës ‘amphora’ vjen nga latinishtja, dhe nga fjala greke *αμφι (amfi) që do të thotë “nga të dy anët” dhe φορέας (foreas) që do të thotë bartës, transportues. Amforat quheshin vazot, kavanozat qeramike prodhime të lashta etruske, romake dhe (greke quajtur) zakonisht me një ose dy doreza, me qafë e grykë të ngushtë të cilat përdoreshin për të mbajtur e trasportuar Vaj verë, e ndoshta materiale të tjera të lëngshme.
Por *amphora quheshin edhe ‘anijet transportuese mallrash’ të ndryshme, këtu fillon edhe manipulimi i gjithë studiuesve europiane dhe më tej, sepse nuk kemi të bëjmë me fjalën greke *αμφι (amfi) baraz nga “dy anët” – por me një fjalë të pastër shqipe.
Dihet botërisht se amforat ishin nga më të ndryshmet krejt edhe pa doreza, ashtu si edhe me një ose dy doreza, e ndërkohë kemi edhe amphora me një dorezë në mes të saj në krye dhe dy gryka anash saj, vetiu lind pyetja ç’lidhje ka fjala greke *αμφι (amfi) me fjalën e pastër shqipe “Anije” e cila ka kuptimin e saj parësor si një mjet i harkuar ‘anie’, me bark, barkosur nga të dy *anët = anije. Ashtu si *aniet e një kollone trupi drusor, Dërrasë me njërën faqe gjysmë të rrumbullakët, që del nga sharrimi për së gjati i anëve të trungut të prerë të një druri. Anie pishe (bredhi, plepi) etj.
Gjuha shqipe si përherë e injoruar qëllimisht, prej shumicës së studiuesve progrek e promanipulimeve shekullore në shumë drejtime mbi këtë bootë njerzore, ofron fjalën e saj të përbërë prej dialektit të saj Geg fjalën formuar prej dy simboleve ‘A+B’ ku; A = Ashtë dhe B = Bi; m’bi; sipër por edhe Bi = Dy e më shumë, pra kemi fjalën e njohur të lashtë shqipe nga PAlb A’mbi, prej të cilës rrjedh buron fjala e njohur tashmë si greke *αμφι = rreth/mbi, të.
Shkencërisht kemi të njohur prej gjithë studimeve dhe studiuesve në fjalë, kalim (derivatin) e shkronjës: β= ν/ϝ/φ, pra: *âmbi = ἀμφι

Veçmas kësaj në gjuhën shqipe kemi ende sot fjalën e hershme ‘bartës’ dhe saktësisht ajo vjen prej fjalës po shqipe “a’mban” ku, n=r dhe kemi: “amban = ambar” Hambar, pajisje kjo zakonisht prej druri e cila shërben për të mbajtur mallra të ndryshme ashtu si pjesa e anijes nën kuvertë, ku vihen mallrat. Hambari i mallrave. hambarët e anijeve transportuese të cilat mbartnin me vete.

Eshtë fjala shqipe “a’mban, a’mbar-t = bartës; mbartës = Ambora; amphora”, por jo vetëm kaq, duke ju referruar sërish dialektit Geg kemi: “A’mba = asht’ mbajtës”, (mbajtëse) prej nga ku kemi ende në përdorim fjalët: a’mba, st’amba, shtamba enë prej balte e cila përdoret për (me mba), mbajtur lëngje të ndryshme ujë, vaj, verë, etj. Një enë kjo e gjerë në mes, me grykë të ngushtë dhe me një a dy veshë. (doreza) kjo është *shtamba; Amba, që ‘mban’ e mbart (vaj, verë) AMBORA = AMFORA (β = ϝ/ φ)
Mjeshtri që punon këto enë prej balte, quhet shtambar, por edhe poçar, vegshar, vorbar.
Materiali trupi ‘Ba’ prej balte formon kështu mbajtsen, formën ‘stampën’, ‘ambore’, njëjte si ende sot materia që mbështjell dhe mban lëndë të ndryshme brenda saj quhet po kështu “amba-llash”
Ndërkohë vlen të theksojmë këtu se edhe fjala ‘Stoma-h’ e njohur si greke, është një fjalë e pastër shqipe e cila tregon paisjenashtu në formë ‘ambore’ ajo që mban, mbart dhe ‘tret/ha’ ushqimin. (amba; omba, st/oma-h)
I madhi studiues Kostandin Kristoforidhi sjell një shembull të qartë mbi fjalën e lashtë shqipe *bart, fjalë kjo e gjendur edhe tek Frigjët *me beret = Më biret’, më viret, më bihet, e mbart me vete, pra kemi të bëjmë me fjalën letrare të sotme: Bjere, e pruri e sjell e mbart me vete, kjo fjale gjendet edhe tek fjalori i Kristoforidhit madje shkruar me shkronjat tona më të para ato (pellazgo-fenikase)

Në këte foto shkrim tek rreshti i parë numur (3)- thuhet:
E dhëntë do t’i Birre (do ti vinte) mbanë të tij të djathtë, e dhitë, m’anë të mëngjërë.
Së fundi mbajtësi, (amban) ai që mban mallra më kuriz quhet pikerisht Hamall rrjedhe kjo fjale prej shqipes amban, ambar, amall, kemi parsysh ketu tek dialekti geg shkronja ‘b’ bije nuk shqiptohet ashtu si tek fjala ‘mbaj = maj’, amaj; ’amall.

A mbi të tera, studiuesi hollandez R. Beeks sjell në mënyrën me korekte prej studimeve të tij mbi fjalët paragreke të cilat i shënon me pikëpyetje (?) ai ofron në këtë rast për studimin ton fjalën e lashtë ἅμβιξ -ϊκος = lundër -im, anije (spouted vessel), fjalë kjo e cila flet vetëm shqip ἅμβιξ; ámbix = â’mbi ikës, ambi ujë lundron.