Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu, ka shkruar se akti i liderit të VV’së, Albin Kurti, që shqiptarët e Amerikës të votojnë demokratin Biden, mund të rris armiqësi me administratën e Trump nëse ky zgjedhet president edhe për një mandat në kryet ë SHBA’ve.

Baraliu ka shkruar se gafa e Kurtit për të votuar kandidatin demokrat për president të ShBA’ve, duhet gjykuar nga rezultati i mundshëm në bazë të probabiliteteve.

Ndryshe, i pari i Vetëvendosjes sot ka ftuar shqiptarët në Amerikë të votojnë për Biden për mes një vdieogjirimit, duke nisur kështu edhe zyrtarisht fushatën anti-Trump, ku edhe dihet që Qeveria e tij kishte rënë nën influencën e Administratës Trump, vetëm 48 ditë pas formimit.

Statusi i plotë:

Nuk desha te deklarohem fare rreth gafes se Albinit, por po e shoh qe eshte bere teme me shume opinione te keqinformuara e madje edhe naive. Me se thjeshti kete akt te Albinit duhet gjykuar nga rezultati i mundshem ne baze te probabiliteteve.

1 – gjasat se thirrja e Albinit perben ndonje efekt ne zgjedhje jane 0.00%.
2 – gjasat se akti i Albinit rrit armiqesine me administraten Trump sot dhe per 4 vjet (ai eshte fitues i mundshem megjithate) jane gati 100%

Atehere i tere akti i Albinit me se shumti mund te perbej nje veper etike ne diskursin dhe personifikimin e tij ideologjik, por kurrsesi nuk ka gjasa veq se te beje dem ne diskursin e tij (dhe shqiptareve ne pergjithesi) politik, ne vecanti karshi amerikes.

Nga Shtepia e Bardhe tani kemi solidifikuar botekuptimit: “dy idiote shqiptare duke u perzier ne zgjedhjet tona per te na kundershtuar deshmon se shqiptaret jene armiq”.

p.s. as ne rastin e fitores Biden deklarata e Albinit nuk mund te perbeje me shume se nje iritim dhe vemendje per kujdes ndaj nje personi qe i fut hundet pa nevoje ne koshere anzash..