Tashmë të gjithë e dinë që në fillim u shpikën etnitë fallco (egjiptjane dhe ashkali) dhe më pas pasi krijuan kakofoninë antikombëtare shpikësit u kujtuan se u duhej veshur edhe një histori, kostumi qesharak i të cilës i ka kthyer në butafori! E në ballkan ku veç historia ka superprodhim e dinin mirë se askush nuk kishte kohë të qeshte e aq më pak të revoltohej me çfarë ndodhte me ne të jashtëlistës kur hallet e mëdha egzistenciale ngërthenin në kthetra armiqësie gjithë dynjanë!
Këta tanët i ranë për lehtë ashtu siç i bie gjithmonë i stërlodhuri nga shtypja e mjerimi i gjatë, nga mos pranimi pa zgjidhje e përbuzja nevertëse!
Tu kërkosh sot këtyre njerëzve të ishin vizionarë që në momentin e parë është si ti kërkosh të urriturit pse ka ngrënë bukën e zgjatur nga dora e gabuar. I urrituri nuk ka logjikë tjetër veçse atë natyroren të kapi mundësinë e parë të mbijetesës!
Ustallarët i dinin të gjitha këto dhe nuk lanë asnjë mundësi pa shfrytëzuar!
Ustallarët janë në këtë rast Greqia në Shqipëri dhe Serbia në Kosovë por ka edhe të tjerë në mes…
Si ndodhën gjërat dhe si rrodhën ngjarjet e kemi thënë me dhjetra herë…thelbi është se ne u përfshimë në këtë komplot të madh ballkanik në një kohë kur për shkak të racizmit e mjerimit ekstrem nuk mund të kuptonim më shumë dhe nuk mund të duronim më gjatë!
Protagonizmi ynë në këtë histori, i popullit por dhe i pjesës më të madhe të “intelektualëve” s’është gjë tjetër veçse një marrëzi kolektive, për aq sa ishte kolektive, e ndodhur në rrethanat e pashpresës përtej marrëzisë!
Por gjithçka paguhet dhe kjo pati çmimin e vet i cili ishte dhe vazhdon të ngelet shumë i lartë për tu përballuar nga këllqet e njerëzve në rrethanat tona!
Kur u kuptua se nuk kishte histori dhe nuk mund të shpikej siç duhet nga hiçi një e tillë e besueshme ustallarët si ustallarë e gjetën sekretin e daljes prej ngërçit … iniciuan bashkimin me romët dhe nxorrën konceptin e gatshëm “rom të asimiluar”, por përsëri pa histori asimilimi!
Ndërkohë që Rubin Zemon përpëlitej të gjente fakte historike dhe nuk i gjente dot, Ali Berisha me Berat Cerimin po ashtu… ustallarët nuk e kishin problem se RAE funksiononte në Kosovë e Romegjiptjan në Shqipëri pak nga pak me ndihmën e politikës dhe medias po merte qytetari. Selahetin Kruezi po gërmonte arkivat e Serbisë apo edhe Turqisë me ndihmën dhe paratë e ustallarëve të shkruante librin e tij me përralla për romët e asimiluar!
Problemi që lindi me pseudoetnikët me njeri- tjetrin i cili ende vazhdon,ti je unë dhe unë jam ti, u vinte më për shtat ustallarëve dhe përditë po shihni që e nxisin!
Ç’ kujtoni ju se nuk e kuptojnë këta që nuk janë as ashkalinj as egjiptjanë e as rom të asimiluar fallco? Ç’ janë këta naivë të përjetshëm?!
Jo mor jo… këta dikush i shtyn , i detyron ,i kap për fyti se kanë gëlltitur diku çorbën e prishur që kërkojnë të na mbushin mëndjen me gjëra që s’mbushet!
Kush janë këta në fund të fundit që pasi kanë pranuar një etni pa histori, madje duke e pranuar publikisht këtë fakt, na paraqesin gjëra qesharake si fakte! Si dalin përpara popullit pa pikën e turpit! Të gjitha palët!
Budallenj na kujtojnë?!
Çdo të thotë histori.
Histori do të thotë origjinë e dokumentuar nga tre burime,
Vazhdimësi e provuar në të gjithë hapsirën,
Pranim nga vendi i origjinës…etj…etj
Asgjë nga këto nuk është!
1. Pseudoegjiptjanët thonë vetëm erdhëm 1400 vjet para krishtit!…
2. Pseudoashkalinjtë ka patur ashkalinj… po si dhe ku lidhen… asgjë!
3. Romët e asimiluar kemi ardhur 6000 vjet përpara nga egjipti!…
Këto nuk janë histori… këto janë politikë në dobi të përçarjes dhe atyre që e shpikën.
Histori për ne ka vetëm që jemi shqiptarë!
Prandaj askush prej tyre nuk pranon të vijë në takim ballafaques me fakte!
Ku ti gjejnë faktet!
Po kur thonë drejtohuni Akademisë së Shkencave!
Po pse ti drejtohemi ne?!
Ti që shpike etninë tënde eja na vërteto që sje fallco ne që sta kemi borxh as gjakun e derdhur as përçarjen e shtuar! Ta dhanë ustallarët?? Hidhe në kazanin e plehrave dhe shiko punët e tua! Çke që na dërdëllis më gënjeshtra,ç’borxh të kemi?!
Mos kujtoni se kjo punë do kallojë lehtë!
Edhe njeriut tonë më të fundit ne do ja bëjmë të qartë mashtrimin tuaj!
Si përfundim po u themi…
Mos propagandoni më etnitë tuaja fallco!
O ejani na ballafaqoni faktet historike o heshtni më së paku!
Kur thoni ju njeh Shteti dhe politika kjo u bën më të neveritshëm!
Po të ishte shteti dhe politika jonë shtet dhe politikë serioze ju nuk do guxonit të thoni e të bëni këto që po bëni! Aq më pak miqtë tuaj shpikësit e fallcitetit!
O populli,
distancohu prej mashtrimit!
Distancohu prej mashtruesve!
Ti që beson verbërisht tek egzistenca e tyre detyroi të vinë në ballafaqim faktesh të kuptosh të vërtetën!…
Ti je shqiptar!
Dhe ji krenar!
Leonard Pipa