Shkruan: Fahri XHARRA

Që skllavëria ka qenë dhe ka lulëzuar në Afrikë edhe para tregtisë transatlantike të skllevërve ka fakte dhe shënime të thukëta. Por, kapja dhe shitja e skllevërve përtej Atlantikut në mes të viteve 1450 dhe 1850 e ka inkurajuar ekspansionin dhe e ka përsëritur shndërrimin e skllavërisë brenda Afrikës në atë pikë sa që sistemet e skllavërimit bëhen sisteme qendrore në të gjithë kontinentin. Arsyet e ndryshme të skllavërimit duhen të dallohen si ndryshime kruciale në përcaktimin e asaj se cilët janë faktorët e rëndësishëm që një popull të skllavërohet. Tregtia me skllevër duhet të lidhet me ngjarjet dhe proceset specifike në Afrikë. Një fakt i pamohueshëm është se tregtia atlantike e skllevërve u rrit nga një skllavëri që veç ekzistonte në Afrikë dhe vendet arabe, por kjo ishte shumë më fitimprurëse. Përkundër rreziqeve, ilegalitetit dhe ndryshkjes së statusit social, tregtia me njerëz sillte fitime të mëdha. Kjo shihej në atë që çmimi i robërve rritej përditë e më tepër.
Arabët e kishin institucionalisht të lejuar skllavërimin. Kurani e lejonte me habitet 16:76, 30:28,16:71, 70:29-30, 23:5-6, 33:50 etj., skllavërimin e femrave dhe fëmijëve, në fillim të fiseve arabe: Kuraiza, Khajbar, Mustalik dhe Hauazin etj, e më vonë me rritjen e fuqisë islamike u rrit skllavëria në shkallë botërore. Çdoherë që myslimanët korrnin fitore, me vete sillnin fëmijë dhe gra të skllavëruara. Kur gjeneral Musa e robëroi Afrikën Veriore në vitin 698, solli me vete 300.000 skllevër, kurse nga Spanja në vitin 715 i solli 30.000 virgjëresha të bardha visigote. Ndërsa, Sulltan Mahmudi, pas zaptimit të Indisë (Pakistani dhe Bangladeshi i sotëm) i solli në vitet 1001-1002 mbi 500.000 gra dhe fëmijë.
Skllevërit punësoheshin si punëtorë krahu, ata përqendroheshin në lokacione të veçanta për punë në miniera, anijesi dhe kullimin e fushave kripore. Ishin të zinj nga Afrika Lindore, të kapur, të shitur apo të këmbyer. Numri i tyre ishte shumë i madh. Tregtarët arabë eksportuan mbi 17 milionë ( të gjithë zezak të muslimanizuar )
skllevër në brigjet e Oqeanit Indian, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Eksporti kryhej nëpër Detin e Kuq, trans-Sahara dhe Afrika Lindore-Oqeani Indian. Në mes të viteve 1450-1850 (1850, koha e abolicionit), 12 milionë afrikanë u ngarkuan nëpër anije nga Afrika nëpër Oqeanin Atlantik për në Amerikën Veriore, Jugore dhe Indinë Perëndimore me një shkallë të vdekshmërisë rreth 20%. Tregtia e skllevërve afrikanë e ndryshoi botën, kurse në Afrikë tregtia me njerëz e stimuloi rritjen e mbretërive të fuqishme arabe.
Nga pikëpamja myslimane, Ligji i ndalimit të skllavërisë (koha e abolicionit e vendosur nga Anglia) ishte e pakuptimtë: të ndalosh diçka çka Zoti e lejon është njëlloj sikur të veprosh kundër asaj çka Zoti e ndalon. Të mos harrojmë se zezakëve të Afrikës iu është ndërruar feja shumë më herët dhe si myslimanë kishin shkuar në Amerikë.

Fahri Xharra, Gjakovë

Neser po kjo teme e skllaverimit te shqiptareve nga serbet dhe eksporti i tyre per Turqi.
Nje lloj si arabet ashtu edhe turqit, se pari i muslimanizonin e pastaj i importonin