Këtë vit shënohet 50 vjetori i marrëdhenieve diplomatike mes Suedisë dhe Shqipërisë.

Arta Kokalari, deputete në Parlamentin Evropian dhe politikane në Suedi ka folur mbi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Ajo theksoi dëshirën që Shqipëria shpejtë të bëhet pjesë e komunitetit evropian.

“Unë kam lindur në Shqipëri dhe kam shumë prej historisë sime atje, ndërsa në Suedi u rrita dhe kam jetën time. Ndryshimet midis Shqipërisë dhe Suedisë i kam parë gjithmonë si pasuri dhe vlera. Shpresoj dhe besoj se Shqipëria do t’i bashkohet komunitetit europian një ditë. Se marrëdhënia midis Suedisë dhe Shqipërisë, në kuadër të tregtisë dhe aspekteve të tjera, duhet të vijojë të rritet, sepse do të ishte një gjë shumë e mirë për të ardhmen e të dy vendeve.”