Komuniteti më i madh arbëresh që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shpërngulur nga fshati arbëresh “Contessa Entellina”, në Italinë e Jugut për në New Orleans, ku banon prej rreth një shekulli e gjysmë.

Ata nuk ikën nga Sicilia në mënyrë të organizuar, por fillimisht u larguan më të guximshmit, të cilëve më vonë iu bashkëngjitën edhe familjarët e tyre.

Edhe në kontinentin tjetër, Arbëreshët u shquan si punëtorë dhe gjenin punë shpejt. Në vitin 1886, një grup arbëreshësh formuan shoqatën “Societa Italiana de Beneficenza Contessa Entellina”- një organizatë me qëllim ndihmën reciproke vëllazërore.

Sipas artikullit të mëposhtëm, në shtypin amerikan shkruhej se “Contessa Entellina”, pati disa valë migrimesh drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por pavarësisht zhvendosjes në kontinentin e largët sërish e ruajtën identitetin dhe kulturën amë.

Si gjithmonë, ikje nga dhuna, ikje nga pushtimet, ikje nga varfëria. Arbëreshët e New Orleansit (USA) nuk ikën nga Sicilia në mënyrë të organizuar. Fillimi ishte nga më të guximshmit, aventuristët të cilëve më vonë iu bashkëngjitën edhe familjarët dhe kështu fshati Kontessa Entellina ishte më shumë në Amerikë se sa në vendlindje. New Orleansi mbetet shtëpia me përqendrim më të madh të Arbëreshëve në Amerikë. E njohur ishte se arbëreshët e gjeni punën lehtë , ishin punëtor. E njohur është French Market.

Në vitin 1886, një grup arbëreshësh e formuan shoqaten “Societa Italiana de Beneficenza Contessa Entellina”- një organizatë për ndihmë reciproke vëllazërore.
Interesante që në vitin 1920 ishin diku mbi 2o mijë Arbëreshë në New Orleans, më shumë se ata që mbeten në Sicili.

“Contessa Entellina” (Shqip : Kundisa, Sicil” Cuntissa ) sot është një komunë e vogël me 2 184 banorë , pra në province e Palermos, në Sicili, në jugun e Italisë .Një fshat me lartësi mbidetare afër bjeshkëve të quajtura Brinjat. Popullata eshte e ritit lindor katolik dhe sot e gjithë ditë flasin shqip, i veshin rrobat tradicionale shqiptare të përcjellura nga muzika dhe kuzhina e trashëguar nga vendlindja.
Fillimi i këtij vendi është diku nga viti 1450, i cili i strehoi të dëbuarit nga turku nga tokat e Shqipërisë së sotme, si dhe nga Morea jugore,

Duhet cekur se së këtu ishte qyteti i vjetër Entella, ku edhe sot gjendet dokumentimi arkeologjik.
Në shtypin amerikan shkruan se “Contessa Entellino “ një orë larg Palermos është fshat tipik në të gjitha pikëpamjet , i banuar 500 vjet më parë nga të ikurit prej turqve Otoman. Vetveten e quajnë “Arbëreshë” dhe flasin shqip. (http://contessaentellina.tumblr.com/”)

“ Këtu në New Orleans, arbëreshët nuk kishin priftin e tyre- “papa “ si e quanin ata. Vinin kohë pas koha nga anët tjera të Amerikës. Derisa Sicilianët ishin matriarkal, arbëreshët udhëhiqeshin nga burri.
“Në vendlindje e përshkruajnë vetë vetëm si Arbëreshë, dhe nuk do të përgjigjet kurrë: “Io Sono Italiano” ( Unë jam Italian) – por “U nam Geg” ( un jamë Gegë )- thot Joseph Schiro, kryetari i shoqatës dhe stërnipi i priftit arbëresh i ardhur si 16 vjeçar në New Orleans, i cili flet rrjedhshëm në arbërisht. Mbi 400 vjet arbëreshët qëndruan në Sicili, dhe që nga mesi i shekullit 19-të filluan të vijnë New Orleans.
“Ishte viti 1921 kur me anijen Pocahontas arrita si 16 vjeçar. Familja jonë ishte fisnike “Nobili Albanesi dei duche de Piroti – Albanian nobles, dukes of Epirus. We come from a line of dukes. It goes all the way back, you see.” (by Dalt Wonk, Dixie Newspaper N.O., 1983 ).
Pra ishin familje fisnike shqiptare i dukëve Epirotas të Epirit.
Nga Fahri Xharra