Drejtoria e Përgjithshme e Arkivit shqiptar përmes një marrëveshje me Drejtorinë e Arkivit në Maqedoninë e Veriut ka bërë të mundur që të ofroj për të gjithë studiuesit akes në dokumentet e saj edhe në Shkup.

Të interesuarti mund do të kenë akses njësoj si në Shqipëri edhe në komunën e Çairit, ku do të mund të gjendjen 300 milionë dokumente.

Drejtori i Përgjithshëm i arkivit të shtetit Ardit Bido, tha se cdo studiues pa qenë nevoja për të udhëtuar drejt Tiranës, mund të kërkojë dokumente arkivore të fondit të pasur me mbi 300 milionë dokumente, që është e gjithë historia e kombit para vitit 1945, përfshirë edhe viset e Maqedonisë, Kosovës e Rajonit.
Ky bashkëpunim u përshëndet edhe nga zëvendësdrejtori i arkivit të Maqedonisë Muzafer Bislimi, i cili shtoi se synimi i tyre është që të gjitha fondet që kanë të bëjnë me historinë shqiptare, të jenë si në Shkup, po ashtu edhe në Tiranë.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në territorin e së cilës është hapur Këndi Arkivor, tregoi se e kanë mirëpritur ardhjen e Arkivit të Shqipërisë në Komunën e tyre.

Kjo nismë e DPA-së ka për qëllim nxitjen e kërkimit shkencor dhe ofrohet me të njëjtat rregulla, të njëjtat procedura, të njëjtën shpejtësi dhe të njëjtën formë siç ofrohet në Sallën e Studimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.