Sot në Shqipëri janë arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë protestuar bashkë me banorët në Thirrës kundër ndërtimit të një hidrocentrali.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Shqipëri, Ilaz Shehu përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar lirimin e aktivistëve, që sipas tij janë arrestuar pas protestës.

Një njoftim të tillë e ka bërë edhe LVV qendra në Shqipëri, të cilët kanë publikuar edhe fotografi.

“Mbas mbylljes së protestës, dhjetra kilometra larg vendit të protestës policia e shtetit i ka ndjekur aktivistët në mënyrë tinëzare, duke i ndaluar më tej dhe duke i shoqëruar për në Komisariatin e Lezhës”, thuhet në shkrimin e tij.

Ai tutje ka shkruar se nga ky pushtet nuk presin asgjë.

“Kurse Policisë së Shtetit i bëjmë thirrje që të mos vendoset në funksion të këtij pushteti”, ka shkruar ai.