edat Muriqi te Lazio dhe kjo është tashmë e kryer. Lajmin e konfirmon Nicolo Schira.

Eksperti italian i transferimeve raporton se marrëveshja për transferimin e Vedat Muriqit te Lazio është arritur.

Ai shkruan:

Marrëveshja është arritur. Vedat Muriqi transferohet te Lazio nga Fenerbahce. Lotito do të paguajë 20 milionë euro (të përfshira edhe bonuset). Muriqi do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025, me pagë 1.8 milionë euro në sezon”.
Prej javësh, Lazio dhe futbollisti ishin në negociata, por duket se tashmë gjithçka është mbyllur me sukses dhe sulmuesi kosovar do zbarkojë në Serinë A.