Ashtu siç paralajmëroi, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, lançoi sot këngën e re.

“My Head & My Heart” titullohet kënga e re e saj, të cilën e ka publikuar vetëm në versionin ‘audio’.

Kënga vjen pas albumit të saj debutues “Heaven and Hell”, që u publikua në muajin shtator.

Projekti tashmë është lançuar në kanalin zyrtar të Ava Max në platformën e popullarizuar, YouTube.

Kënga është pritur shumë mirë dhe mori klikime të shumta marrë parasysh se shqiptarja me emrin Amanda Koci dhe e njohur si Ava Max është shndërruar në një nga emrat më të pëlqyer viteve të fundit.

“Heaven and Hell” u rendit si albumi i tretë më i dëgjuar i një artisteje femër këtë vit në platformën “Spotify”, duke shënuar një tjetër sukses të madh të artistes shqiptare.