Gjatë ditës së sotme u vendos që të mos shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme në vend, por vetëm të ashpërsohen masat si dhe të ketë kontrolle të rrepta.
Kjo u konfirmua edhe nga Kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se në takim me Këshillin e Sigurisë u vendos që të mos shkohet me skenarin e Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Sipas Hotit, vendi do t’u nënshtrohet masave të ashpra kundër koronavirusit dhe se ky vendim u mor pas koordinimeve me ekspertë të çështjes.
Ndërkaq, Hoti dhe Instituti Publik i Shëndetësisë pak më parë publikuan 5 rregulla kundër koronavirusit.
Të njëjtat i gjeni më poshtë:
-Vendose maskën
– Apliko distancën fizike
-Pastroniduart shpesh
-Dezinfektoni vazhdimisht duart dhe sipërfaqet
-Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.
Kujtojmë se ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur rritje të madhe të rasteve me koronavirus, teksa është shtuar edhe numri i viktimave.