Kështu e fillon ditën kryetari i Rrjetit Ballkanik të Odave të Avokatëve, Osman Havolli.

Përtej punës me avokati dhe përkujdesjes për kafshët e perimet në shtëpinë e tij në Prishtinë, ai e vlerëson punën në të mirë të komunitetit. Ai i mbledh pajisjet për ta bërë një intervenim urban në afërsi të lagjes ku banon.

Të tjera intervenime të ngjashme Havolli i ka bërë së fundi dhe sipas tij, janë relativisht të qëndrueshme.

Edhe këtë pusetë të thellë e ka mbuluar me ndihmën e disa prej miqve të tij.

Para rreth 30 vjetësh ai tregon se ka rregulluar edhe një rrethojë në lagjen Dardania.

Sipas Havollit, shumë intervenime të vogla mund të kryhen nga secili prej nesh. Kjo do të mund ta ndryshonte vendin ku jetojnë për të mirën e përbashkët.