Projektligji i parë për vitin 2021 që do të mbahet në parlamentin grek është ai për zgjerimin 6 deri në 12 milje të ujërave detare në detin Jon.

Media greke ‘i kathemerini’ bëjnë me dije se datat e shqyrtimit janë më 12 janar diskutimi i parë në komisionin për çështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes, në 15 ridiskutim nëse shfaqet e nevojshme, ndërsa më 19 do të mbahet seanca plenare.

Kryetari i Parlamentit Konstantinos Tasoulas njoftoi se ai do të ushtrojë të drejtën që ka nga Rregullorja e Punës së Parlamentit (neni 72) për të mbajtur një votim me zë për të treguar shumicën absolute dhe të qartë.

Çfarë përfshihet në ligj për zgjerimin e kufirit detar

Projekt-ligji, i cili rrit kufijtë e territorit me shtrirjen në 12 milje detare në Detin Jon, përbëhet nga pesë nene.

Neni i parë përcakton qëllimin. Siç përmendet në paragrafin e tij të parë, ky ligj zbatohet për të gjithë zonën detare nga pika më veriore e Rajonit të Ishujve Jon në Kepin Tainaro në Peloponez. Bëhet e qartë se zona e mësipërme përfshin brigjet kontinentale të territorit grek, si dhe ishujt dhe shkëmbinjtë e saj sipas Nenit 121 të Konventës së Kombeve të Bashkuara të 10 Dhjetorit 1982 mbi Ligjin e Detit. Paragrafi i dytë thotë se Republika Greke rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në zona të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Në paragrafin e dytë të nenit të parë, i referohet shtrirjes së zonës bregdetare. Siç është cekur në paragrafin e saj të parë, gjerësia e zonës bregdetare pas hapësirës ajrore në zonën e përcaktuar në paragrafin e parë të artikullit të parë do të jetë 12 milje detare dhe do të llogaritet nga vija fillestare, duke përfshirë mbylljen e gjirit dhe vijat e drejta baze. Në paragrafin e dytë të këtij neni bëhet e qartë se si një bazë fillestare për matjen e gjerësisë së zonës bregdetare, sipas paragrafit 1, përdoret vija bregdetare natyrore, pa paragjykuar Dekretin e Presidentit 107/2020 (A ‘258).

Neni i tretë referohet në zgjerimin e zonës përkatëse me 12 milje.

Në nenin e katërt theksohet se do të lejohet përkohësisht peshkimi nga anijet e BE në zonën nga 6 milje deri në 12 milje. Projektligji mbyllet me nenin 5 ku theksohet se ligji do të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.