Një moment interesant ka ndodhur gjatë ndeshjes Rosario Central – Newell’s, e vlefshme për xhiron e 13-të në Argjentinë.

Një dron është futur në stadium me një mbishkrim dhe ka ndërpre ndeshjen për pak minuta.

Futbollisti, Pablo Perez arriti ta kapte dronin dhe e shkatërroi, duke bërë që ndeshja të vazhdonte.

Pamje të njëjta si të Beogradit, ku tifozi shqiptar Ballist Morina e kishte ngritur dronin gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri me mbishkrimin ‘Autochthonous’.

Kujtojmë që ndeshjen mes klubeve argjentinase e fitoi klubi i Rosarios me rezultat 3-0 me golat e shënuara nga: Marco Ruben, Nicolas Ferreyra dhe Luca Martinez.