Një histori e jashtëzakonshme solidariteti vjen nga Italia. Gaspare Giacalone është kryebashkiaku i Petrosino, një qytet me pak më shumë se tetë mijë banorë në provincën e Trapani, i cili papritmas u bë i njohur për gjestin tij duke u kujdesur për kopenë e deleve të një bariu, qytetarit të tij që rezultoi pozitiv me Covid-19.

Giacalone mori një telefonatë me një kërkesë për ndihmë nga banori, i cili nuk e mendoi dy herë dhe vendosi t’i vinte në ndihmë për të ruajtur kopenë e deleve. Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku shkruan se ndërsa Antonio po “qëndron në shtëpi, unë po përpiqem t’i jap njëfarë ngushëllimi dhe mbështetjeje duke e ndihmuar për të gjetur një zgjidhje.”

“Këtë mëngjes më gjeni mes deleve, qengjave dhe dhive, sepse bariu Antonio, më thirri i dëshpëruar për ta ndihmuar. Ai sapo ka mësuar se është infektuar bashkë me familjen e tij dhe nuk ka askënd që të kujdeset për kopenë. Unë menjëherë vrapova për ta ndihmuar. Ai po qëndron në shtëpi ndërsa unë përpiqem t’i jap një farë ngushëllimi dhe mbështetje me telefon duke e ndihmuar për të gjetur një zgjidhje.

Antonio e do punën e tij, ka gjithë jetën e tij që ruan delet dhe nuk dëshiron që t’i braktisë. Unë nuk e kisha menduar kurrë se të jesh Kryetar Bashkie ishte e gjitha nder dhe lavdi. Po i vë këmbët në tokë të lagura nga djersa, ku ka punë dhe sakrifica. Aty ku ka vuajtje dhe nevojë. Sot ndihem pak më shumë Kryetar Bashkie se herët e tjera.”, ka shkruar ai.