Ambasadori i BE, Luigi Soreca deklaron se BE do të ndihmojë me 5.7 milionë euro Shqipërinë, për regjistrimin digjital të pronave, të cilat do të investohen për përmirësimin e cilësisë së të dhënave.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës dhe programi i iniciuar prej tyre,

Sipas diplomatit evropian, “BE for Property Rights” do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja.

Më tej, Soreca thotë se regjistrimi i pronave është një reformë vendimtare për integrimin e Shqipërisë.

“Falë ndihmës nga BE , Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi “BE for Property Rights” do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë”,-shkruan Soreca.