Bashkimi Europian ka listuar 14 shtete, të cilësuara si të sigurta nga pandemia e koronavirusit, drejt të cilave mund të nisin udhëtimet duke filluar nga nesër.

Në këtë listë nuk përfshihet Shqipëria. Gjithashtu është përjashtuar edhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia do të lejohen, pasi janë konsideruar vende të sigurta.

Gjithashtu, të përjashtuara janë Bashkuara të Amerikës, Brazili, dhe Kina.

Lista me vendet e sigurta, e cila ende mund të ndryshojë, përfshin: Alegjerinë, Australinë, Kanadanë, Gjeorgji, Japoni, Mal i zi, Marokun, Zelandën e Re, Ruandën, Serbinë, Korën e Jugut, Tajlandën, Tunizinë dhe Uruguain.

Bashkimi Evropian mund të përfshijë edhe Kinën në listën e vendeve të sigurta nëse edhe qeveria kineze do të bjerë dakord për një marrëveshje reciprovle për udhëtarët nga Bashkimi Evropian.

Kujtojmë se kontrollet në kufi mes vendeve të Bashkimit Evropian janë hequr për qytetarët e BE-së që udhëtojnë brenda bllokut. Edhe qytetarët e Britanisë do të trajtohen njësoj si vendet e BE deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit.