Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka thënë se senatori zviceran Dick Marty me ndihmën e shërbimit sekret të Serbisë dhe Rusisë, kanë përdorur një propagandë kundër luftës dhe luftëtarve të UÇK-së, për gjoja transplantimin me organeve.

Berisha ka thënë se ata kanë arritur të mashtronë deputet të BE që të miratojnë themelimin e një gjykate, e cila sipas tij i heton pretendimet e një senatori që financohej nga lobi ruso-serb.

“Mashtrimi nuk mbeti vetēm të deputetët e Parlamtit Evropian, ky mashtrim u bartën edhe te deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët ishin të bindur se nuk ka ndodhur transplantimi me organe nga UÇK-së dhe u mashtruan duke votuar themelimin e një gjykate politike e cila qē në fillim është ditur se do të jetë e njëanshme dhe do të provoj në emër të drejtësis dhe “pajtimit” të barazoj luftën për liri të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbis!”

“Çka po ndodhën tash? Askund dhe te askushë nga ata që po atakohen nga kjo gjykatë nuk po përmendet transplantimi me organeve, por po provehet të poshtrohet ish lufëtetari i UÇK-së me arrestime spektakulare e me akuza si pjesmarrës i “organizatës kriminale të UÇK-së” terminologji kjo që askund nuk është përmend deri kur u mashtruan deputetët e Kuvendit të Kosovēs që të votojn!!!”

“Tashmë nuk është ndonjë zbulim epokal nëse themi se edhe te faktori ndërkombëtar që insistoi të themelohet kjo gjykatë, kemi mendimi të ndryshme, një pjesë mendojn që vërtet gjykata të bëjë përpjekjen për “drejtësi” dhe të tjetët që po mendojn që gjykatën ta përdorin për llogari të tyre të mbrendëshme në shtetet e tyre ku komuniteteve ( pakicave kombëtare) ju shkilen të drejtat themelore dhe lavdia e luftēs së UÇK-së mos të mirret si guerilja më e sukseshëme e shekkulit 20 që preku ndërgjegjen e botës demokratike”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.