Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Besa Kokëdhima, duket se e ka ndjekur me kujdes procesin zgjedhor 2021 në Kosovë.

Ajo madje në një status të publikuar në InstaStory, ka shkruar se do të ishte mirë që Shqipëria të merrte mësim nga kjo.

“Sikur të mundej Kosova të vinte të bënte dhe zgjedhjet në Shqipëri sa mirë do ishte. Shtet i ri me leksione të mëdha për pseudo komedianët e anës tjetër të kufirit”, ka shkruar Kokëdhima në InstaStory.

Duket se këngëtarja është shprehur e kënaqur me mënyrën se si ka shkuar i tërë procesi zgjedhor dhe mbase edhe rezultati final.

Kujtojmë që edhe në Shqipëri do të ketë zgjedhje më datë 25 prill të këtij viti.

Besa nuk ka nguruar që shpesh herë të shprehë hapur bindjet e saj politike, ndërsa edhe ka treguar haptazi shpesh herë mendimin e saj lidhur me çështje të caktuara.