Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Beslimi, ka prezantuar një sondazh, në të cilin thotë se partia e tij do t’i merr 55 deputetë.

Në një postim në Facebook, Bislimi thotë se sondazhi është realizuar javën që shkoi, me kritere që reflektojnë strukturën demografike, gjinore, etnike dhe urbane të vendit.

“Ky sondazh është mbase përgjigjja më e mirë për të gjithë ata “analistë” dhe “njohës” të zhvillimeve politike në Kosovë që pohojnë se sistemi ynë elektoral pamundëson rezultat me mbi 50% për një subjekt politik”, shkruan ndër të tjera ai.

Bislimi tutje ka thënë në këtë sondazh nuk është përfshirë vota e diasporës dhe as mundësia që Vetëvendosjes t’i bashkohet Vjosa Osmani me iniciativën e saj.

Në këtë sondazh të Bislimit, PDK do të marrë vetëm 19 deputetë, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.

Sipas tij, me gjithë elementet e përmendura, VV do të arrijë të marr 60 deputetë.