Sajti i shitjes së biletave online të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, “tiks.app” ka rënë nga sistemi, gjysmë ore para daljes së tyre në shitje.

Në fakt, ngarkesa e madhe dhe tentimi i shumë tifozëve për t’i blerë biletat ka bërë që sajti të bie nga sistemi.

Edhe në të kaluarën ky sajt është përballur me probleme të tilla dhe ka pasur rënie të sistemit, me ç’rast qytetarët janë ankuar se pas rikthimit të tij në funksion, pjesa dërrmuese e biletave ishin shitur.