Bill Gates po shpenzon miliarda dollarë për ndërtimin e fabrikave me qëllim krijimin e një vaksine kundër koronavirusit.

Bashkëthemeluesi dhe miliarderi filantropik i Microsoft tha që shtatë prodhuesit e vaksinave kishin siguruar fonde, por pranuan që shumat e parave mund të humbasin përpara se të gjendet një kurë.

Ai zbuloi investimin vigan në The Daily Show me Trevor Noah pasi iu përgjigj pyetjeve në lidhje me virusin që ka paralizuar globin.

Gates tha:

Paratë tona të hershme mund t’i shpejtojnë gjërat, edhe pse ne do të përfundojmë të marrim më së shumti dy prej tyre, ne do të financojmë fabrika për të shtata. Kjo është në mënyrë që ne të mos humbim kohë duke thënë vazhdimisht se cila vaksinë funksionon dhe më pas të ndërtojmë fabrikën.

E vetmja gjë që na lejon të kthehemi plotësisht në normalitet dhe të ndjehemi mirë kur jemi në stadium me shumë njerëz të tjerë është të krijojmë një vaksinë dhe jo vetëm të kujdesemi për vendin tonë, por ta marrim atë vaksinë tek popullata globale.
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates dhuroi 20 milion dollarë për tre institucione në SHBA dhe Britaninë e Madhe për të financuar provat klinike me qëllim të studimit të efektivitetit të ilaçeve që të ndihmojë në luftimin e koronavirusit.

Përfituesit janë Universiteti i Uashingtonit, Universiteti i Oksfordit dhe Instituti La Jolla për Imunologji.

Shefi ekzekutiv i fondacionit, Mark Suzman tha:

Këto grante për institucionet drejtuese në fushat e tyre do të avancojnë të kuptuarit tonë se si ilaçet dhe antitrupat ekzistues mund të kontribuojnë në adresimin e pandemisë me të cilën po përballemi në të gjithë botën.