Gjatë ditës së sotshme u përfol shumë për disa vetura të llojit BMW që gjenden në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

U përfol se këto vetura kanë kushtuar mbi 100 mijë euro dhe nuk dihej arsyeja e blerjes së këtyre veturave.

Indeksonline ka mësuar se këto vetura janë blerë me çmim përgjysmë më të lirë, rreth 50 mijë euro për veturë.

Blerja e tyre u bë për arsye të transportimit të Delegacioneve të Huaja kur vijnë në Kosovë.